“Ke 1 milion lekë në xhep”! Ky është adoleshenti që i vuri tritolin fasonerisë

by Lajme Shqip

Gjashtë ditë pas shpërthimit me eksploziv në një biznes në Tiranë policia ka zbuluar dhe arrestuar dy persona, porositësin dhe autorin që e vendosi. Sipas policisë Edmond Arapi 46-vjeç është personi që ka shtyrë një 16-vjeçar kundrejt shpërblimit 100 mijë lekë të rinj që t’i vendoste eksploziv fasonerisë në pronësi të biznesmenit italian Roberto Bingaido.

Biznesi ndodhet në zonën e “Freskut” në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë. Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme. Ende nuk dihet se cili ka qenë konflikti mes Arapit dhe italianit. Nga shpërthimi në derën e fasonerisë fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy