Kapet në një ‘fermë’ kanabisi, i riu shqiptar dënohet me 9 muaj burg në Britani

by Lajme Shqip

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Britani. Bëhet fjalë për Rifat Byberi.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill, në Stotfold, ku Byberi u kap brenda fermës me 212 bimë kanabisi.

Vlera e kanabisit shkon deri në 178 mijë euro, sipas autoriteteve britanike.

Gjatë seancës gjyqësore Byberi deklaroi se kishte ardhur në Britani para 1 viti e gjysmë, për një jetë më të mirë.

Më tej tha se kishte punuar në ndërtim. Sakaq pretendoi se është kërcënuar nga pronarët e fermës.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy