Dan Biçaku është një fotograf, i cili edhe pse në moshën 80-vjeçare, e ushtron ende këtë profesion në rrugët e kryeqytetit.
Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, Bicaku tha se arrin t’i bindë njerëzit që të realizojnë foto çasti, pasi vishet me qeleshe dhe kostume popullore.
Por ai shtoi se është edhe gojëmbël me njerëzit dhe kjo i tërheq ata.
“Unë njerëzit i bind sepse jam veshur me qeleshe, që e kanë mbajtur njerëzit me mijëra vjet. Me shall, me kostum,
herë herë vishem me kostum vendi popullor, herë herë, me kostum të vitit të ri, siç të tregova ty. Kjo i tërheq më shumë. I tërheq edhe goja e embël”, theksoi ai.
Teksa realizonte intervistën me gazetarin Flori Gjini, 80-vjeçari bindi një qytetare që të realizonte një foto çasti.