Ilir Shaqiri thumbon keq Sabianin: Kur e di çfarë vajze ke nuk ka arsye përse të futesh në BBV

by editor

Ilir Shaqiri ishte i ftuari i Ermal Peçit në takimin e së dielës në “Më prit në fundjavë” në RTSH. Mes shumë rrëfimeve ai foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP dhe nëse do vepronte si miku i tij, Sabiani që hyri sërish.

“Absolutisht jo. Ndoshta një edicion vetëm më fituesit. Sabiani shkoi për një problem familjar aty, nuk u fut për të fituar spektaklin”, tha Iliri.

Po nëse vajza e Ilirit do të ishte në shtëpi do futej edhe Iliri? “Jo nuk do futesha. Kur njëriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke nuk ka arsye përsë të futesh apo ndërhysh”, u përgjigj balerini.

Ilir Shaqiri do e sfidojë sërish veten në një tjetër reality show. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, na zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show.

Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola de famosi”. Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Kujtojmë se balerini doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh sfide. Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj, që po ashtu si Luizi, ishte një ndër më të përfolurit.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy