“I pe fotot e thikave dhe dorezave? Me ato do vijmë…” paralajmërimet e tragjedisë së Gramshit ku vdiq adoleshenti

by Lajme Shqip

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Inside Story” u trajtua një vrasje që tronditi nga themelet e opinionit publik shqiptar, duke nxjerrë në sipërfaqe një krizë të thellë të shoqërisë; ekzekutimin me thikë të 15-vjeçarit në Gramsh.

E gjithë kjo tragjedi, mund të ishte parandaluar nëse fëmijët do kishin treguar për demonstrimet e forcës që kishin paraprirë ngjarjen.

Një nxënës i klasës së 7 nga qyteti i Gramshit ka dëshmuar se Orgito po përpiqej që ti niste mesazhe kërcënuese ose treguese force Qetsorit, djalit me të cilin kishte konflikt. Pra, viktima nuk kishte asnjë lidhje me këtë sherr.

Ai ndërhyri për të neutralizuar personin me thikë që të shmangte tragjedinë, por përfundoi viktimë.

“Në tik-tok në datën 15 maj rreth orës 15:00 më ka shkruar Orgito dhe më ka pyetuar rreth Qetsorit. Më ka thënë se ka probleme me të dhe se do të zihem, nuk ma ka thënë arsyen. Ndërkohë që në Snapchat më dërgonte foto të dorezave të hekurit dhe thikash.

Në një mesazh tjetër në Snapchat më tha a i pe fotot e dorezave dhe të thikave se me këto do të vij. Më pas unë i bëra bllok”, ka dëshmuar një tjetër adoleshent, pjesë e grupit të konfliktit./ Inside Story

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy