Humbi jetën në aksidentin tragjik/ Kush është polici nga Patosi, familjarët shprehin dhimbjen e madhe

by editor

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Patosit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në mbrëmje dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një efektiv policie.

Bëhet me dije se ai është efektivi Agron Sabaj dhe burime për JOQ ALBANIA tregojnë se ai sapo po kthehej nga puna.

Dëshmitari thotë për JOQ se trupi i tij mezi është nxjerrë nga automjeti, pasi goditja ka qenë shumë e fortë. Ndërkohë i plagosur ka mbetur dhe një 27-vjeçar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale duke vendosur një shirit të zi, ndërsa nipi i tij njofton varrimin, i cili do bëhet në vendlindjen e tij.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy