Hedhja në erë e makinës në Tiranë/ Pronari i makinës i mori të dashurën, autori i piketoi mjetin

by editor

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është hedhur në erë një makinë në Allias.

Shpërthimi i makinës dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Sipas informacioneve paraprake, pronari i makinës dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Nga zjarri është dëmtuar vetëm mjeti, teksa ngjarja deri tani thuhet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Pritet njoftimi i policisë për të mësuar më shumë për ngjarjen.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy