Gjykata liroi Saimir Tahirin, avokati tregon bisedën e ish-ministrin me kriminelin në burg: Më vjen shumë turp që po…

by Lajme Shqip

Avokati Maks Haxhia ka folur për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm të PS Saimir Tahiri ku në një deklaratë për mediat tha se ky i fundit dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë do e kryejë përmes shërbimit të provës.

Avokati ndër të tjera ka treguar bisedën e ish-ministrit me një të dënuar, ku tha se ky i fundit kishte shprehur keqardhje që po lirohej nga burgu, ndërkohë Tahiri ngelej ende në qeli.

Avokati: Një person me precedent të theksuar u lirua dhe duke dalë i tha zotit Tahir më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe ti rri në burg

Paska zënë shoqëri Tahiri në burg ?

Avokati: Normale, njeri është dhe ai

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy