Fundosja e varkës në Itali/ Zbardhen detaje të reja, dyshohet për 3 spiunë mes viktimave

by Lajme Shqip

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e një ditë më parë në Lago Maggiore në Itali, ku si pasojë e fundosjes së një varkë humbën jetën 4 persona.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, dy prej viktimave ishin agjentë të shërbimeve sekrete italiane, një agjent izraelit i dalë në pension dhe një 50 vjeçare ruse, e identifikuar si bashkëshortja e pronarit të varkës.

Varka me mbi 25 persona në bord u fundos si pasojë e motit të keq, teksa zbulimet e reja kanë shtyrë autoritetet të thellojnë hetimet.

Varka ndodhej mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona kur ndodhi tragjedia, në një kohë kur personat e pranishëm po festonin një ditëlindje.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy