Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Gazetarja: Do t’i kundërpërgjigjemi

by Lajme Shqip

Ka dalë një mundësi që Fredi Beleri të padisë dy gazetarët e njohur, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, për komentet që këta të fundit kanë bërë në media për implikimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, në disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në vitet ’90 dhe 2000. Të ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Mcn Tv, si Hoxha dhe Lala kanë deklaruar se do tu kundërpërgjigjen kur ta bëjnë fakt këtë padi.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Përfaqësues të Belerit kanë thënë që do t’ju padisin.

Lala: Kur ta bëjnë fakt do t’ju kundërpërgjigjem.

Suli: Do Zoti nuk arratisen edhe këta.

Hoxha: Ne nuk kemi pasaportë greke.

Abilekaj: Nëse është e vërtetë kjo, atëherë avokatit t’i hiqet licensa se nuk është fare për avokat.

Hoxha: Mua herën e fundit që donin të më hidhnin në gjyq, më mori një polic më tha dua adresën, keni padi nga FSHF, Armando Duka. I them policit, me gjithë respektin, mendova se ke hall tjetër, nuk gjeni njerëzit në kërkim, ju nuk po më gjeni dot mua? Unë jam në ekran. Nuk e kanë gjetur akoma, por mbase bëhen bashkë me avokatët e Belerit që ta dimë me kë bëjmë luftë.

“Kjo çështje ka kaluar të tre gjykata të ndryshme. Gjykata e Vlorës, GJKKO dhe GJKKO e Apelit. Të treja kanë lënë të njëjtin vendim dhe kanë miratuar veprimet e kryera nga prokurori. Pjesa që është i paligjshëm dhe ka patur mungesë provash, janë tre gjykata që kanë mbajtur këtë version. Është thënë se janë mbajtur në kushte jo normale, gati çnjerëzore, por ata kanë qenë në kushte spitalore. Pandeli Kokaveshi, që nga momenti i parë është mbajtur në kushte spitalore. Ka qenë të gjithë kohën nën kujdes mjekësor. Megjithatë, gjykata ka vlerësuar që ai do të vijojë të jetë nën hetim, ka ndryshuar vetëm masa e sigurisë. Pandeli Kokaveshi është lënë në detyrim paraqitje, për të patur kujdes shëndetësor më të mirë. E dyta, zoti Beleri vijon të jetë në spitalin e burgut, pra në kushte spitalore. Pyetët a ka prova? Prokurori nuk është i detyruar të nxjerrë të gjithë provat tani, ato shpalosen kur çështja shkon në gjykim. Janë prova filmike, tani kanë filluar ta pranojnë. Si janë marrë? A janë marrë në rrugë të ligjshme? Këto i çertifikon gjykata. Provat janë me video, unë i disponoj por nuk dalin sepse prishet hetimi”, deklaroi Hoxha.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy