Pak minuta më parë është regjistruar një aksident i rëndë në hyrje të Klosit ku ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë pasi ka marrë plagë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën a e parë ai është dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore më të specializuar.
I plagosuri me inicialet D.D është gjetur nga kalimtarët anash rrugës i plagosur dhe kanë qenë ata të cilët kanë njoftuar ambulancën.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i plagosjes së tij.