Foli në video call me Luizin, Kristina: Nëse do më ftonte në dasmë me Kiarën, ja sa lekë do i hidhja

by Lajme Shqip

Një grua e quajtur Kristina, e cila mori një video call nga Luiz Ejlli, ka treguar për rubrikën “Mos i bjer me top”, se si u ndje pas surprizës së bukur që mori.

Ajo është një nga fanset më të zjarrta të ish-banorit të “Big Brother” dhe është shprehur shumë e lumtur që arriti të fliste me të. Në emision është publikuar biseda që ka bërë Kristina me të bijën, për bisedën e bukur që pati me Luizin dhe për banorët e tjerë të “Big Brother”.
Kristina: U ndjeva shumë mirë, u kënaqa që fola me Luizin se për atë njeri kisha shumë simpati, ishte djalë për së mbari. Lum ajo nënë që e ka.

Vajza e Kristinës: Po si u ndjeve, e besove?

Kristina: Nuk ma merrte mendja!

Vajza e Kristinës: Kemi dasmë! Më duket se do të të ftojë Luizi për dasmë, do të shkosh?

Kristina: Po do shkoja. Jam pa letra, si do kaloj kufirin!

Vajza e Kristinës: Sa lekë do i hidhje?

Kristina: Sikur të mos i hidhja fare, do shkoja vetëm për kënaqësi.

Vajza e Kristinës: Kë urreje më shumë? (E pyet për banorët e “Big Brother”)

Kristina: Dea Mishel, ajo gjumashja. Bobobo ajo flinte gjumë gjithë ditë dhe kur ishte prime i çukiste në kokë, ishte shumë e djallëzuar.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy