Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën…

by Lajme Shqip

Eksperti i ekonomisë Bujar Bendoshprehet se pritet që rënia e euros do të vijojë edhe për tre muajt në vijim të vazhdojë po njësoj në rastin më të mirë, por ai tha se ajo edhe mund të zbresë ende më shumë, ndërsa paralajmëron një rritje të saj në shtator.

Eksperti tha gjithashtu se kjo është një periudhë e mirë për të blerë Euro, por ai shton se njerëzit janë bërë pesimist nga rënia e pazakontë e saj.

“Edhe tre muaj të tjerë euro do jetë në të njëjtat standarte, ose edhe më poshtë. Mund të shkojë deri 105, duke marrë parasysh trendin.

Nëse nuk do ketë ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë do vazhdojë të cedojë. Momenti është shumë i mirë për të blerë Euro, por kush ka pasur pak lekë për të kursyer, deri më sot shumica i ka lënë 60% në Euro, ata e kanë humbur besimin,”-tha eksperti Bujar Bendo.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy