E tmerrshme! Ahmetaj “hap thesin” e inceneratorëve në TV, call-centerat e Rilindjes sajojnë tërmetin e rremë

by editor

Ditën e sotme Arben Ahmetaj po jep një intervistë në TV në lidhje me inceneratorët. Interesi i publikut dhe jo vetëm është i lartë pasi me shumë mundësi Ahmetaj mund të akuzojë direkt apo indirekt Ramën apo Veliajn si të përfshirë në këtë skandal të paprecedent të vjedhjes së parave të shqiptarëve.

Por pikërisht në këto momente kur Ahmetaj po flet, një sulm tipik i mirëfilltë i organizuar ka ndodhur nga call-centerat e Rilindjes.

Në mënyrë masive janë “bombarduar” mediat se gjoja ka rënë një tërmet “i paidentifikuar” në zonën e Tiranës, Durrësit, Shëngjinit apo edhe Vorës. Madje gjoja janë dëgjuar edhe zhurma të “çuditshme” e të “pashpjegueshme”.

Mesazhet ka dyshime se janë dërguar nga një grup i madh personash të cilët për ironi të fatit paguhen nga taksat tona për të manipuluar opinionin.

Duket se madje kanë arritur deri aty sa të manipulojnë edhe vetë aplikacionin e tërmeteve EMSC duke dërguar një numër shumë të madh mesazhesh se gjoja kanë ndjerë tërmet.

Por siç konfirmon edhe vetë aplikacioni, nuk rezulton nga pajisjet sizmike të ketë ndodhur diçka e tillë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy