E rëndë në Elbasan, 49-vjeçari plagos me thikë vëllain e tij, arrestohet nga policia

by Lajme Shqip

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 49-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij.

Kujtim Caka dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me thikë, vëllanë e tij, shtetasin Avni Kaca 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë vijon punën për zbardhen e rrethanava të plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Elbasan/Plagosi me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në banesë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy