E rëndë! Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

by editor

Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një aksident në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinje, në Kroaci.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43, kur një autobus me targa shqiptare për arsye të panjohur ka humbur kontrollin, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi. Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar 58-vjeçar.

Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore në spital.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy