Kiara sonte kishte natën e saj, teksa së pari i shpëtoi nominimit pasi Bledi u largua vullnetarisht.
Gjatë “prime-t” ajo ka treguar rrëfimin e saj të jetës, shkruan lajmi.net.
Në fund të rrëfimit ajo shprehu dëshirën për të parë një shenjë nga prindërit e saj lidhur me rrugëtimin e saj brenda “BBVA”, nëse ky rrugëtim i saj është i bukur dhe nuk po bën diçka gabim.
Pas rrëfimit ajo mori edhe befasinë e saj.
Ajo u befasua nga babai i saj. Ai i tha fjalët më të mira asaj, teksa e motivoi se po bën gjëra të bukura aty.
Madje ai u shpreh se tashmë po ndjek dy persona referuar edhe Luizin, ku e quajti edhe çapaçul.
E ndër të tjera edhe e ka takuar atë./Lajmi.net/
Ata kanë diskutuar shumë gjëra për pak minuta.
Luizi e pyeti babain e Kiarës se çfarë mendonte për dasmën.
Ai u shpreh se i erdhi inat se nuk ishte i pranishëm.
Por Luizi i premtoi se dasma tjetër do bëhet më e madhe./Lajmi.net/