Donin t’i jepnin fund martesës 45-vjeçare, Eni Çobani pajton çiftin. Seanca mbyllet me puthje

by Lajme Shqip

Në vitin 2007, Bajamja mori një shumë prej 60 milionë Lekësh të vjetra dhe erdhi nga Anglia në Shqipëri për të blerë një apartamnt në Durrës. Ajo e bleu apartamentin, por problemi është se nuk figuron që e ka blerë pasi shtëpia u prish nga tërmeti dhe dokumentet humbën. Këtu fillon problemi mes saj dhe Bujarit, i cili e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”.

Çifti aktualisht jeton me qera, por siç sqaron Eni Çobani çështja mund të zgjidhet me anë të faturës së ujit dhe të dritave, kontratës së shitblerjes dhe dëshmitarëve të pranishëm në momentin e blerjes që do të shërbejnë për të marrë certifikatën e pronësisë.

Nga ana tjetër, Bujari deklaroi gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se pas 45 vitesh martesë nuk dëshiron të jetojë më me Bajamen. Eni Çobani bën përpjekjen e saj për të pajtuar palët dhe për t’i shpjeguar Bujarit se përtej konfliktit, vjen familja.

Fatmirësisht, ndërmjetësja arrin të gjejë një gjuhë pajtimi për bashkëshortët të cilët shkëmbejnë edhe një puthje në fund të rubrikës./tvklan.al

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy