“Do putheshe 2 minuta pa ndalim me një nga vajzat për të shkuar në finale?”/ Nuk ndalet Luizi, provokon sërish Maestron

by editor

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh organizoi një mbrëmje dedikuar vetëm vajzave. Këto të fundit duhej të visheshin elegante dhe do të kishin në dispozicion pije dhe muzikë.

Por jo vetëm kaq, pasi ata do të bënin edhe një lojë me pyetje dhe dënime. Nga ana tjetër, djemtë do ishin në shërbimin e tyre.

Pasi kjo festë e vajzave ka mbaruar, duket se edhe djemtë kanë nisur që t’i bëjnë pyetje pikante njëri-tjetrit.

Në një moment, Luizi ka pyetur Armaldon: “Nëse Vëllai i Madh do të jepte një provë, duke të thënë je automatikisht finalist në qoftë se ti puthesh me një nga banorët për dy minuta pa ndërpreje, jo buzë më buzë por puthje siç e dinë të gjithë, do e bëje. E zëmë se vajza është dakord. Një vajzë që fut produksioni. Me zarfin e bardhë që thuhet je në fiane”.

Maestro u mendua para se të jepte përgjigjen, por si përfundim u shpreh se do pranonte të jepte puthjen.

“Pyetja ka dy kuptime. Nëse unë marr dënimin i bie të hidhen në pishinë? Ti di fo? Unë do puthem”, u përgjigj pastaj Armaldo.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy