Djathi i gomarit shitet me çmim mbi 1000 Euro, ja vendi ku prodhohet

by editor

A keni provuar ndonjëherë djathë gomarice? Me siguri që jo! Një djathë i tillë ekziston krahas djathit të lopëve, deleve dhe dhive, por çmimi është pak i kripur, apo për milionerët, siç shkruajnë mediat britanike.

Është djathi më i shtrenjtë në botë dhe në kushtet e Shqipërisë për të blerë 1 kg djathtë gomari do të duhen të paktën tri rroga mesatare.

Çmimi i djathit i bërë nga qumështi i gomarit kushton hiç më pak se 880 paund, mbi 800 euro.

Por, se si dhe pse është kaq e shtrenjtë? Për të bërë 1 kg djathë gomari duhen 25 litra qumësht, i cili mund të kushtojë deri në 40 paund një litër.

Sigurisht nuk duhet kaq shumë qumësht lope, deleje apo dhie për të prodhuar një 1 kg djathë.

Arsyeja është e thjeshtë, qumështi i gomarit nuk ka kafeinë të mjaftueshme që e bën qumështin plotësisht të trashë, megjithatë vlerat ushqyese të tij janë mjaft të mëdha. Videoja nga prodhimi i djathit të gomarit në një rezervat natyror të gomerëve në Serbi.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy