“Dhuro buzëqeshje bir”/ Nëna e Luizit ka një mesazh të veçantë për banorët dhe në veçanti ka dy fjalë edhe për Kiarën

by editor

Luiz Ejlli është përlotur mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP2” pasi mori një letër nga nëna e tij, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ëma i shkruante se me mendje është gjithmonë tek ai dhe lumturohet kur e sheh mirë, por edhe shqetësohet ndonjëherë për të.

Nëna e Luizit i dha gjithashtu një mesazh shumë të bukur, që të vlerësojë dashurinë, respektin, moralin dhe shpirtin e sakrificës, ashtu siç e ka mësuar babai i tij i ndjerë.

Ajo gjithashtu i dha edhe një këshillë: “Trego Luizin e vërtetë me zemër të bardhë, gjithmonë i buzëqeshur dhe me batutat e tij gati.

Shijo këtë aventurë me pjesëtarët e tjerë, është një eksperiencë e veçantë si vetë jeta. Ke bekimin e nënës, motrës, familjes. Me mbrojtjen e babit, vazhdo i pathyer”.

Por jo vetëm kaq, pasi nëna e Luzit nuk la pa përshëndetur të gjithë banorët, e në veçanti Kiara Titon.

“Përshëndes të gjithë pjesëtarët e tjerë duke ju uruar një qëndrim të këndshëm. Përshëndes edhe ata që kanë dal jashtë. I shoh të gjithë si fëmijët e mi. Përshëndes në veçanti Kiarën që të ka kthyer buzëqeshjen e bukur edhe kur je i mërzitur. Dhuro buzëqeshje bir, të duam fort të gjithë!”, shkruante ndër të tjera nëna e këngëtarit të njohur.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy