Detaje të reja! Grabitja e biznesmenit në Lushnjë, autorët me armë dhe të maskuar u përleshën me 37-vjeçarin, vjedhin një shumë të madh parash(EMRI)

by Lajme Shqip

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja me armë në banesën e 37-vjeçarit, Alfred Gjermeni, posedues i dy bizneseve, inpute bujqesore dhe farmaci.

Burime për Faxneës bëjnë me dije se 37-vjeçari është përleshur me aoturët të cilët kanë qenë 5 si dhe të maskuar.

Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Ndërkohë pritet edhe verifikimi i kamerave të sigurisë të biznesit familjar për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Sakaq janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnatën e kaluar.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy