Dëshmi të reja rreth vrasjes së 15-vjeçarit: ‘Në Snapchat më dërgonte foto me thika’

by Lajme Shqip

Pak javë më parë në Gramsh u vra 15-vjeçari Fatjon Bici.

Fatjoni, nxënës i klasës së 9-të ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij, kur një bashkëmoshatar e goditi me thikë në zemër.

Qetësori është shoku i Fatjonit që kishte probleme me Orgiton, por në sherrin mes tyre u përfshinë edhe persona të tjerë.

Një nxënës i klasës së 7-të në shkollën “Asllan Shahini” në dëshminë e tij para hetuesve ka treguar se si Orgito nga fshati Drizë i dërgonte mesazhe kërcënuese ku i shpaloste edhe forcën. Ndërkohë që i thoshte se do të rrihej me Qetësorin.

Në Tik-Tok në datën 15 maj rreth orës 15:00 më ka shkruar Orgito dhe më ka pyetur rreth Qetsorit. Më ka thënë se ka probleme me të dhe se do të zihem, nuk ma ka thënë arsyen. Ndërkohë që në Snapchat më dërgonte foto të dorezave të hekurit dhe thikash. Në një mesazh tjetër në Snapchat më tha a i pe fotot e dorezave dhe të thikave se me këto do të vij. Më pas unë i bëra bllok.

Ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë, Orgito ka marrë me vete edhe shokët e tij për të sqaruar sherrin me Qetësorin. Por ata kanë qenë të pajisur me doreza dhe thika dhe njëri prej tyre ka goditur në zemër 15-vjeçarin Fatjon Bici, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy