Deklarata e FORTE/ Ish-drejtuesi i policisë: Saimir Tahiri u lirua të hënën….

by Lajme Shqip

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaroi se ishte në dijeni të faktit që ditën e hënë që Saimir Tahiri do të lirohej nga burgu.

Ai nënvizoi se vendimi i gjykatës ka qenë i paracaktuar dhe këtë e vërteton fakti që portalet e kanë publikuar që ditën e djeshme lirimin e ish-ministrit.

“Saimir Tahiri ka dalë që ditën e hënë. Unë e kam marrë vesh se Saimir Tahiri do të dalë nga burgu që ditën e hënë, ditën e djeshme e kanë publikuar portalet.

Vendimmarrja e gjykatës nuk është juridike. Sipas portaleve vendimi ka dalë që dje, sot është bërë seanca.

Kjo do të thotë se gjyqtarët që kanë çështjen i kanë komunikuar të afërmve dhe avokatit që do të dalë që dje, çka do të thotë se është i paramenduar vendimi. Është e sigurt dhe e them me bindje që është publikuar në portale që ditën e djeshme.

Kjo do të thotë se këtu nuk punon jurispudenca, por politika. Vendimet merren më përpara dhe pastaj serviren në media. Nëse seanca u zhvillua sot, pse doli lajmi në portale dje? Kjo tregon se ku ka shkuar drejtësia shqiptare”, tha Prençi.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy