Çifti shqiptar po fejohej, ndërhynë policia dhe pyet të riun: A je i sigurt, mos po të merr me zor?(VIDEO)

by editor

Një video tipike shqiptare që të bën të mbash barkun me dorë, po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

Dje në parkun e Gërmisë në Prishtinë ku po fejohej një çift, është filmuar një moment kur Policia e Kosovës, e pyet të riun nëse është i sigurt që po fejohet.

I riu po kryente setin fotografik për ditën e fejesës, kur afër rrugës së parkut kaluan dy policë dhe pyetën djalin nëse është marrë me zor, apo po fejohet me dëshirë.

”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar.

“Edhe pak jo”, ia kthen i riu.

”Mos janë t’u t’ marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.

Kjo ka shkaktuar të qeshura tek familjarët e çiftit, teksa në rrjetet sociale po merr komente nga më të ndryshmet.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy