CFO-Pharma

CFO Pharma:Suksesi nën drejtimin e Nadir Çaushollit

by Lajme Shqip

Në një kohë kur tregu farmaceutik shqiptar ishte i dominuar nga disa kompani të konsoliduara, CFO Pharma, nën drejtimin e Çaushollit, ka arritur të përfitojë një pozicion të rëndësishëm në treg dhe të zgjerojë ndikimin e saj gjatë viteve.
CFO Pharma është kompani lider farmaceutike shqiptare me një përvojë të gjerë e themeluar në vitin 2002. Aktualisht, ajo operon me dy degë në Shqipëri dhe një në Kosovë duke mbuluar 100% të territorit të të dy vendeve.Fokusi kryesor i kompanisë është në regjistrimin, importimin, shpërndarjen, shitjet, marketingun, promovimin dhe eksportimin e produkteve farmaceutike.

Kjo kompani ka bashkëpunuar me më shumë se 50 kompani farmaceutike në BE, SHBA dhe Australi duke sjellë në treg produkte farmaceutike në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet.

Biznesi më i mirë i vitit

Nën drejtimin e Nadir Çausholli u vlerësua si biznesi më i mirë i vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Bashkia Tiranë.
Çausholli u shpreh: “Falenderojmë Dhomën e Tregtisë për vlerësimin, për këtë çmim që po marrim në fushën e farmaceutikës. Ne operojmë në treg prej 15 vitesh, po bëjmë përpjekje maksimale për të ofruar standardet më të larta në tregun farmaceutik shqiptar dhe për të sjellë standardin më të lartë të barnave europiane”

Numri i punonjësve nën drejtimin e Nadir Çausholli ka arritur në 300, gjë që tregon se Çausholli ka kontribuar ndjeshëm në krijimin e vendeve të punës dhe ka ndikuar pozitivisht në ekonominë lokale. Kompania ka qenë një burim i rëndësishëm i punësimit dhe ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të shumë individëve në fushën farmaceutike.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy