Një automjet tip “benz” është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit “Liria”, ndërsa automjeti ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa vullnetarë të çastit bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, e më pas erdhi edhe zjarrëfikësja.