“Burri im e ka mohuar të vëllanë”- Nënë e bir i mbijetuan masakrës/ Kunata rrëfen përballjen me Tefta Malaj: U kujdesa për djalin, ajo më tha “të kam lënë Zotin, do i ndryshoj emër e mbiemër”

by Lajme Shqip

Tefta Malaj është larguar së bashku me të birin 5-vjeçar nga zona e Torremaggiore, në Foggia pas daljes nga spitali, ndërsa ka pretenduar se është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit të saj, i cili masakroi me thikë e tyre 16-vjeçare Xhesika Malaj dhe shtetasin italian, Massimo De Santis.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, kunata e 39-vjeçares, Raba Malaj ka treguar versionin e saj të ngjarjes, duke mohuar çdo akuzë se e kanë kërcënuar.

Ajo tregoi se Tefta Malaj, e cila u plagos me thikë nga i shoqi Taulanti, i kishte telefonuar duke i kërkuar që të qëndronte në shtëpinë e saj, por nuk kishte pranuar për shkak se bashkëshorti nuk dëshironte.

Raba Malaj tregoi se ishte burri i saj që lau gjakun në banesën e të vëllait pas masakrës, ndërsa pohoi se ai është në gjendje të rënduar psikologjike dhe e ka mohuar Taulant Malajn.

Sipas kunatës, në momentin që Tefta Malaj ka shkuar në banesën e saj për të marrë të birin i ka thënë me inat se nuk do e shihnin më kurrë 5-vjeçarin dhe se do i ndryshonte emër e mbiemër, ndërsa theksoi se ajo nuk e falënderoi që u përkujdes për vogëlushin gjatë kohës që ishte në spital.

Raba Malaj: “Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.

Djalin ia kam larë e pastruar, ia kam dhënë atë ditë që doli nga spitali.

I kam folur me edukatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha që dua të vij të jetoj me ju. I thashë me gjysmë zëri mirë, por kur fola në darkë me bashkëshortin më tha që “nuk bëhet fjalë që ajo të vijë të jetojë me neve”.

Nuk e di pse nuk u kthye të jetojë në banesën e saj, gjakun e ka larë burri im me duart e tij.

Burri më tha që nuk do i pranojmë në shtëpi. Unë e di çfarë kam hequr me karabinierët në shtëpi dhe të socialies.”

Kur erdhi të marrë djalin, unë i hapa derën e futa në shtëpi.

S’ka pasur asnjë debat mes Teftës dhe burrit tim, ai është në gjendje të keqe. Ne nuk kemi kërcënuar njeri, edhe në ceremoninë mortore i kemi dhënë dorën.

Ajo kërkon mbrojtje nga shteti dhe nxjerr këto.”

Kur mori djalin nuk më tha as faleminderit, unë lashë punën e kujdesa për të. S’kam folur më me të, sepse as nuk më falenderoi që i mbajta fëmijën.

Më tha në një inat “të kam lënë Zotin në dorë”. Njerëzit këtu më respektojnë mua dhe bashkëshortin tim. Atë e di ajo pse ka ikur së bashku me djalin. Ne jemi të therur në shtëpi, problemet e tyre i di ajo. Duhet të përgjigjet Taulanti

Burri im e ka mohuar si vëllai Taulantin sepse nuk bëri një gjë të bukur, bëri një gabim që nuk duhet të bënte.

Avokati i tij më ka thënë ti çoja rroba, unë ia bleva me lekët e mia. I kam akoma në shtëpi.

Atë ditë që Tefta mori djalin më tha s’do e shihni më kurrë, nëpërmjet jush i them faleminderit. Më tha do t’i ndryshoj emër e mbiemër, sdo e takoni më kurrë djalin.

Unë flas me kunetërit e mi çdo ditë nuk e kanë kërcënuar. Burri im e ka përjetuar më keq se çdo njeri tjetër, më keq edhe se Tefta. Unë ia lë drejtësisë, nuk kemi pse futemi në këto probleme. Flas në emër të familjes, i dinë vetë ata të dy se çfarë ka ndodhur. Për vajzën na ka pikuar shpirti, jemi pa fjalë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy