Bariu shqiptar i befason të gjithë/ Unë jam milioner, po djalit nuse nuk i gjej dot sepse vajzat nuk duan që të vijnë në fshat

by editor

Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes. Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy