‘Armiq të betuar’ në lojë, habit Olta me përshtypjet që ka krijuar për këngëtarin: Jam afeksionuar keq me Luizin

by editor

Më shumë se 60 ditë po bëjnë banorët brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Duke bashkëjetuar çdo ditë e duke kaluar situata të ndryshme ata bëhen si familje.

Kështu konstatoi Olta dhe Maestro teksa ishin duke biseduar në dhomën e gjumit.

Armaldo u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj, sikur ndihet me ‘bërthamën’ apo ata që janë bërë pjesë e ‘BBV’ që prej ditës së parë.

Edhe Olta ishte e të njëjtit mendim, madje përmendi Luizin duke shtuar se pavarësisht konkurencës në lojë ka krijuar afeksion për të.

“Luizin e kam kundërshtar në lojë por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”

Nuk dihet nëse edhe Luizi ka të njëjtin mendim!

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy