Arbana do jetë duke u (çmendur)! Bled Mane zbulon emrin e njohur të TCH që do jetë banorja me e re të shtunën në BBV

by editor

Do hyjë një banore e re në Big Brother VIP”. Kështu tha Bledi Mane teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Gazetari i njohur nuk përmendi emër, por teksa po e përshkruante atë, Enxhi Nasufi e pyeti nëse bëhej fjalë për Erjola Doçin.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri sërish nuk përmendi emër, thjesht tha se aktualisht është në “E Diell” dhe “provokon me format”. Gjithashtu Mane shtoi se ajo banore e re i duhet shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Ndërkohë në fillim të intervistës, Bledi u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë e BB VIP, ka marrë kërcënime nga ndjekësit e Luizit. Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij në lidhje me këngëtarit. Por ai shtoi se kur doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, gjërat ndryshuan dhe i dërgonin zemra.

Gazetari i njohur u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka marrë kërcënime nga mbështetësit e Luiz Ejllit.

“Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, se kishte dalë nëpër portale se do bëhesha pjesë e formatit.

Hyje në shtëpi i frustruar. Aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, se unë isha shumë i informuar nga jashtë për të gjithë. E nisa pak i trembur lojën. Por kur dola ndryshoi, më dërgonin zemra”, tha Mane.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy