Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, dalin detajet e para

by Lajme Shqip

Një automjet tip “Volkswagen Lupo” me dy persona në bord ka dalë nga rruga, duke u përfshirë në një aksident në aksin Lushnjë- Rrogozhinë.

Shkak për këtë është bërë shpejtësia e lartë.

Drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin e “Lupos” pranë rotondos së Plugut, duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e kësaj dalje dëmtime ka pësuar vetëm mjeti, ndërsa personat fatmirësisht shpëtuan pa dëmtime.

Policia e Lushnjës mori në pyetje drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy