“Ajo e shkatërroi”/ Masakra në familjen shqiptare, kunata e Tefta Malajt: Gjakun e ka larë burri im, ajo donte të jetonte…

by Lajme Shqip

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në familjen shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare, italianin Massimo De Sanits dhe plagosi rëndë gruan e tij.

Kunata e Tefta Malajt ka mohuar akuzat se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit. Raba Malaj u shpreh se Tefta e kishte telefonuar duke i kërkuar që të jetonte tek banesa e tyre, por bashkëshorti i saj nuk pranuar.

Kunata dhe se Tefta është fajtore pasi ka shkatërruar familjen e saj, duke shtuar se për djalin e saj 5-vjeçar është kujdesur deri ditën që Tefta Malaj doli nga spitali.

“Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.

Djalin ia kam larë e pastruar, ia kam dhënë atë ditë që doli nga spitali. I kam folur me edukatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha që dua të vij të jetoj me ju. I thashë me gjysmë zëri mirë, por kur fola në darkë me bashkëshortin më tha që “nuk bëhet fjalë që ajo të vijë të jetojë me neve”.

Nuk e di pse nuk u kthye të jetojë në banesën e saj, gjakun e ka larë burri im me duart e tij.

Burri më tha që nuk do i pranojmë në shtëpi. Unë e di çfarë kam hequr me karabinierët në shtëpi dhe të socialies. Kur erdhi të marrë djalin, unë i hapa derën e futa në shtëpi.

S’ka pasur asnjë debat mes Teftës dhe burrit tim, ai është në gjendje të keqe. Ne nuk kemi kërcënuar njeri, edhe në ceremoninë mortore i kemi dhënë dorën.

Ajo kërkon mbrojtje nga shteti dhe nxjerr këto.”- tha ajo.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy