A e keni vërejtur ndonjëherë, se si para fluturimit, njëra ndër stjuardesat e cila pret udhëtarët gjithmonë i mban duart pas shpinës?
Nëse mendoni që kjo është ndonjë mënyrë e përcaktuar më parë e sjelljes, gaboni.
Ato pikërisht fshehin diçka në duar.
Këtë e bëjnë një shkak të thjeshtë – i numërojnë udhëtarët.
Personeli i kabinës në duar mban një aparat të vogël, me ndihmën e të cilit i numëron udhëtarët.
Këtë zakonisht e bëjnë me rastin e hyrjes suaj në avion, por mund të ndodhë që t’ju “numërojnë” edhe derisa jeni duke u ulur në ulëse.
Kështu duket numëruesi “sekret”:
Për shkak të kësaj duart i mbajnë kryesisht pas shpine, në mënyrë që të mos tërheqin shumë vëmendje ndaj këtij veprimi.
Ndonjëherë këtë e bëjnë pasi të jenë ulur të gjithë, por ndonjëherë edhe nga dy herë – gjatë hipjes në avion