“A bëri pakt ish-ministri për të dalë?” Spartak Ngjela zbërthen dinamikën e lirimit të Tahirit:Gjykata nuk provoi dot akuzat, nëse do ta linin në burg…

by Lajme Shqip

Avokat Spartak Ngjela shprehet se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u lirua nga burgu pasi nuk iu provuan akuzat për korrupsion.

Sipas tij, Tahiri ka plotësuar kushtet e vendosura në ligj dhe për këtë arsye gjykata ka vendosur që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në shtëpi.

Si e patë lirimin e ish ministrit Tahiri?

Nuk ia provuan dot korrupsionin. i provuan shpërdorimin e detyrës dhe e bëri. Në qoftë se do ta linin në burg me atë diagnozën për bashkëshorten që tha avokati, do të thotë dënim me vdekje. Nëse ka realizuar pesë kushtet e ligjit, do të dalë patjetër. Avokati tha që Tahiri i plotësonte kushtet.

Cdo me thënë gjysmë liri?

Është gjysmë liri se nuk je në burg, je në shtëpinë tënde.

Nuk quhet liri me kusht?

Jo. Është benefit që e marri nata që kanë një problem shëndetësor familjar. i ka mbetur edhe një masë e vogël dënimi. Është në gjihë botën kjo, jo vetëm këtu.

Tahiri e fitoi lirinë për shkak se ka qenë zyrtar i lartë? A iu duket sikur gjykata funksionon me dy standarde?

Në konsideratë merret edhe sjellja e tij. Çfarë do ti bënte Tahirit edhe një vit burg? Asgjë.

Është lirimi i Tahirit një pakt me politikën?

Atë e ka gjykata në dorë, jo politika. Ai mori përsipër fajin. Ai u tregua dinjitoz. Nuk implikoi njeri pasi ligji kapte vetëm atë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy