Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të qytetit të Këlcyrës. Mësohet se një automjet me targa greke që ka qenë duke udhëtuar në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri. Çifti kanë qenë duke u kthyer nga Greqia.
Advertisements
Në momentin e aksidentit, shoferja ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të aksidentit.
Ndërkohë mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements