Olta e vendosur për “hakmarrje” ndaj Luizit: Do ta nxjerr Kiarën nga shtëpia!

by editor

Loja në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, sa vjen dhe bëhet edhe më interesante.

Ngjarjet po marrin kthesë dhe rrjedhje të papritur nga dita në ditë, duke nxjerrë në pah aleancat dhe miqësitë.

Advertisements

Por pas eliminimit të Armaldo Kllogjerit nga loja, balancat në shtëpinë e Big Brother Vip kanë ndryshuar, duke nisur që nga mbrëmja e djeshme.

E prekur nga largimi i Maestros, Olta është shprehur e vendosur se do që të largojë Kiarën nga shtëpia.

Advertisements

“Luizi më hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën. Do përpiqem. Unë do luaj fortë, do guxoj”, tha Olta gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë.

TË NGJASHME