Çfarë po ndodh me çiftin? Luizi ia thotë në sy Kiarës: Ka 2-3 gjëra që nuk i duroj dot te ti

by editor

Gjatë ditës së djeshme ka pasur disa debate mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, të cilët kanë vendosur që të sqarohen teksa janë ulur për të fjetur.

Këngëtari i tha partneres së tij se ka ‘2-3 gjëra që nuk i pranon tek ajo’, por që do ia thotë pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Advertisements

Teksa Kiara tentoi ta pyeste se për çfarë bëhet fjalë, Luizi tha se janë disa gjëra që do ia thotë vetëm asaj dhe që do i sqarojnë pa asnjë problem.

Luizi: Ka 2-3 gjëra që unë nuk i pranoj te ti, që i ke ti

Advertisements

Kiara: Mi thuaj cilat janë

Kiara: Që nuk i duron dot. Ça qenkan këto që nuk i thua

Luizi: Unë nuk i duroj se më krijojnë problem mua, në sensin në atë që dua me pas me ty, mua më krijojnë problem

Kiara: Po qenka problem shumë i madh

Luizi: Nuk është fare, se janë komplet gjëra që sqarohen. Që ti i bën shpesh dhe pa vetëdije

Kiara: Në lidhje me karakterin

Luizi: Po, i bën pa vetëdije

Kiara: Që jam si e ftohtë

Luizi: Nuk do të them. Janë gjëra që dua ti flas vetëm me ty. As nuk do mërzitesh as ti dhe as unë, jam i bindur 2000 për qind që ke me i kuptuar dhe do i pranosh, se të njoh. Kur të dalim jashtë do ti them.

TË NGJASHME