Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që goditën Brazilin juglindor u kanë marrë jetën të paktën 54 personave.
Më shumë se 680 milimetra shi ranë në 24 orë në fund të javës së kaluar në San Sebastião,
Advertisements
një vendpushim bregdetar 200 kilometra nga Sao Paulo, me fjalë të tjera një sasi dyfish nga reshjet mesatare mujore.
Deri më tani janë konfirmuar 54 viktima sipas autoriteteve të Sao Paulo, duke sqaruar se deri më tani janë identifikuar: 16 gra, 15 burra dhe 15 fëmijë.
Advertisements
Autoritetet braziliane vlerësojnë se rreth 30 persona janë ende të zhdukur dhe kërkimet janë duke vazhduar në rrethet më të goditura.
Pothuajse 4,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.