Pas Elvis Pupës, ish finalisti i ‘tmerrshëm’ i Big Brother, do hyjë sonte, ja mesazhi që ka për Luizin

by editor

Mbrëmja e sotme sipas të gjitha gjasave do të shohë disa peronazhe të reja që do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP”, ndërsa prej disa ditësh përfliten emrat e banorëve të rinj.

Një prej tyre është Elvis Pupa, aktori i njohur që në fakt thuajse e konfirmoi me një video në profilin e tij në Instagram që do të jetë pjesë e programit, duke u rikthyer kështu në Shqipëri pas shumë viteve jashtë.

Advertisements

Ndërkohë një tjetër banore e re emri i së cilës është përmendur shpesh nga mediat, por edhe nga ish-banori dhe njëkohësisht kolegu i saj, Bledi Mane, mendohet se do të jetë Erjola Doci, me shpresën që do të arrijë të trazojë ujrat brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër, një personazh i ri “koeficenti” i të cilit për të qenë pjesë e programit është ulur

Advertisements

ndjeshëm orët e fundit është finalisti i “Big Brother 6”, Ilir Beqiri. Këtë e ka konfirmuar në një farë mënyre edhe vetë ai me anë të këtij postimi në InstaStory:

Finalisti i “Big Brother” do bëhet sërish pjesë e

Tashmë na mbetet vecse të presim Prime-n e sotëm.

/News31

TË NGJASHME