Afera e inceneratorëve duket se ka lëkundur pozita e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ndaj të cilit opozita dhe media kanë hedhur akuza se është përfshirë në këtë megaskandal, duke favorizuar “bosët e djegësave” kur ishte ministër dhe në këmbim ka fituar para e ofiqe. Vetë SPAK e “amnistoi” Ahmetajn, duke mos e bërë pjesë të hetimeve për inceneratorët, ndërkohë që më pas u hodhën akuza të forta ndaj dy prokurorëve specialë se e kishin shmangur ish-ministrit socialist qëllimisht.
Ky vendimi, shkaktoi debat të fortë, sa që mësohet se ditët e fundit ka detyruar SPAK të thellojë hetimit për këtë çështje. Gazeta “SOT” ka mësuar se prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontaktuar zotin Ahmetaj, ndërsa i kanë kërkuar që të dorëzojë në prokurori materiale që do të ndihmojnë avancimin e hetimeve për këtë megaaferë, si kompjuterë, laptopë apo çdo gjë që ka lidhje me këtë çështje. Por ish-zv/kryeministri u ka dorëzuar prokurove të SPAK vetëm një Laptop,
Advertisements
i cili është i ri, ndërsa mësohet se është justifikuar se këtë send ka në përdorim, pasi Laptopi i vjetër i është prishur dhe për rrjedhojë e ka hedhur në plehra. Mirëpo, ky justifikim që edhe një amator nuk do të guxonte ta bënte, jovetëm që nuk ka bindur hetuesit që po hetojnë aferën e inceneratorëve, por i ka vënë ata në lëvizje që të nxjerrin në pah të vërtetën. Zoti Ahmetaj me vetëdije të plotë ose jo, përmes këtij veprimi ka konsumuar vepër penale pasi ka penguar hetimet, ç’ka rrezikon që të arrestohet,
madje edhe të dënohet me burg, sikundër e thotë nenin 301 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. “Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në ligj. Po ashtu, Ahmetaj akuzohet edhe për moskallëzim krimi, në rast gjatë hetimeve del që ai është përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërkohë që e mohon se ka lidhje me këtë çështje.
Advertisements
Çfarë ka ndodhur?
Kujtomë Prokuroria e Posaçme ndërkohë, ka deklaruar publikisht se lidhur me procedurat për rastin e Elbasanit ajo po vijon hetimet sa i përket aktivitetit të disa institucioneve, përfshirë dhe Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë në atë kohë. Ahmetaj hodhi poshtë çdo pretendim për përfshirjen e tij, në asnjë prej procedurave për të tre inceneratorët, si në Elbasan, Fier apo Tiranë.
Po ashtu, ish-zëvendëskryeministri mohoi të ketë lidhje me tre sipërmarrësit, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalla, të cilët janë në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Ndërsa pranoi njohjen me Mërtirin, ai tha se ky i fundit nuk rezulton si pronar i inceneratorëve, ndonëse Prokuroria e Posaçme e konsideron atë si pronarin e vërtetë të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k. e cila fitoi koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, sa i përket Klodian Zotos, ai u shpreh se kishte patur një njohje në distancë.
Megjithatë, dokumenta të bëra publike nga gazetari Adriatik Doçi, e që sipas të cilit janë gjetur në kompjuterin e Zotos nga Prokuroria, duket se dëshmojnë një raport tjetër, madje të ngushtë. Në vitin 2020, Zoto ka kërkuar dhe ka marrë konfirmim nga disa hotele të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, se me kartën e tij, janë bërë pagesa për qëndrimin e Ahmetaj në këto struktura luksoze.
Ahmetaj tha se bëhet fjalë për “spekulime të pastra” dhe se “nuk kam fjetur unë, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën”. Ai deklaroi se nuk kishte qëndruar në hotelet e përmendura në dokumentat e gjetura në kompjuterin e Zotos, por nuk ka dha shpjegim se përse menaxherët e këtyre hoteleve, në të kundërt, kishin konfirmuar se ai kishte qenë klient i tyre dhe se pagesa ishte bërë nga karta e Zotos. Pyetjes se përse ai nuk kishte kërkuar nga këto hotele që të përgënjeshtronin një fakt të tillë, ai ju përgjigj duke thënë se “nuk kishte arsye pse ta bënte këtë”.
Megjithatw, mësohet se Prokuroria e Posaçme po heton në lidhje me këto fakte dhe mësohet se ka dërguar letër-porosi në shtetet ku ndodhen hotelet ku sipas dokumenteve ka qëndruar Ahmetaj, për të patur një përgjigje zyrtare, e cila do të kishte dhe vlerën e provës. Emri i Ahmetaj dhe Zotos, u shfaq edhe në blerjen e një vile që partnerja e zotit Ahmetaj kishte bërë në një nga zonat turistike në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave të publikuar pak kohë më parë nga Top Channel, ndonëse vila ishte blerë prej saj nga një biznesmen tjetër, kompania ndërtuese kishte komunikuar disa herë me Zoton për ecurinë e ndërtimit të vilës, si pronar i objektit.