U bë virale në rrjet/ Olta Gixhari nxjerr zbuluar produksionin e “BBVA”, çfarë donte të thoshte banorja në komunikimin me kode (Video)

by editor

Nëse ka një gjë për të cilën është përfolur aktorja Olta Gixhari në shtëpinë e “Big Brother Vip”, përveç debateve, është pikërisht komunikimi me kode.

Megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht nga produksioni, nuk kemi parë ende që kjo çështje të diskutohet nga ata, edhe pse videot e saj janë tashmë virale.

Advertisements

Një fragment i fundit, i cili po bëhet viral, përfshin Oltën dhe Dean.

Aktorja e pyet Dean: “E kanë ndërruar atë ë?”, ndërsa Dea e paqartë për pyetjen e saj e pyet se “kë”. Këtu, Olta bën një shenjë te dora (në dukje shenjën e orës), ndërsa lëviz sytë drejt dorës së saj.

Advertisements

Nuk është e qartë nëse Olta e ka fjalën për orën apo për diçka tjetër, por mund të thuhet se është mjaft e qartë se kjo nuk është hera e parë që shohim ‘kode’ të tilla.

Video

TË NGJASHME