Luizi përplaset ashpër me Maestron gjatë emisionit ‘Top Story’: Je me fat se do kishe ikur nga BB VIP2

by editor

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri janë përplasur ashpër mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit ‘Top Story’, i moderuar nga Krist Aliaj.

Këngëtari i njohur i bëri të ditur Maestros se është personi më me fat në shtëpi pasi nuk është ngacmuar nga ai.

Advertisements

Nëse do kishte ndodhur, Luizi tha se Maestro do kishte bërë valixhet gati e do ishte larguar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Albania’.

“Ti je banori më me fat këtu pasi je i vetmi që nuk të kam luftuar. Me të luftuar e di ti si i bën valixhet dhe del. E di ti, nuk po të tregoj”, i drejtohet Luizi.

Advertisements

Armaldo, nga ana tjetër, ishte i gatshëm të sqarohej e të mbronte veten, kundër Luizit e kundër Oltës.

Banorët do duhet të moderojnë dhe të jenë të ftuar në disa emisione, të zgjedhura nga Vëllai i Madh.

Secili prej tyre ka ndarë rolet dhe temat që do flasin. Emisioni ‘Top Story’ i Kristit është i pari ndërsa nesër nisin emisionet e tjera.

TË NGJASHME