Historia-e çiftit të divorcuar te Arditi: Natën e parë të martesës zbulova që ajo

by editor

Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin.

Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e vi rgjër.

Advertisements

Nga ku nisën dhe të gjitha problemet.Majlinda ngelet shtatzënë.

Majlinda: Unë jam martuar në 24 Mars të vitit 2013 jam martuar me djalin e Esat Mushës, Dritanin dhe jam martuar me shkesë dhe kanë qenë familjarët e tij.

Advertisements

Këmbëngulëse ka qënë ish-vjehrra ime, Hazizja, e cila nuk ka lënë hoxhë pa shkuar për të bërë që familja ime të pranonte që unë të martohesha. Ne në origjinën tonë të thellë në Kukës kemi qenë bashkëfshatarë dhe kemi 30 vite që jemi ndarë. Ne jetojmë në Durrës,

ata kanë shkuar më parë atje. Babai im dhe ish-vjehrri im kanë qenë shumë shokë. Tre muajt e parë unë kam shkuar në Greqi, pasi ai jetonte në Greqi.

Në 24 Mars jam martuar dhe në 11 Prill ika në Greqi, deri në atë kohë ndenja tek familja e tij. Gjatë tre muajve kam ngelur shtatzënë. Jam kthyer në Shqipëri në 5 Korrik sepse ai nuk donte që unë të digjja pasaportën. Unë pretendoja se do më bënte dokumentet.

Në Korrik kam shkuar tek familja e tij dhe kam menduar se do bëja një jetë normale, por ato ishin të gjitha mashtrime. Në 20 Korrik të vitit 2013 shkova dhe bëra një eko dhe rezultonte se isha 10 javëshe shtatzënë. Në fillim i tregova vjehrrës se isha shtatzënë.

TË NGJASHME