Qeni merr kontrollin e makinës, shkakton aksident dhe përplaset me makinën e fqinjit(Video)

by editor

Një kamerë e ziles së derës kapi një moment të çuditshëm, një qen shfaqet duke përplasur një Jeep në një makinë të parkuar.

Shaun Waller, 34 vjeç, dëgjoi një zhurmë të madhe jashtë shtëpisë së tij në Uells dhe kur shkoi për të hetuar, pa Jeep-i i fqinjit të tij ishte përplasur me automjetin e tij.

Advertisements

Besohet se qeni u hodh në makinë përmes sediljes së shoferit dhe e lëvizi atë nga marshi, gjë që e bëri atë të përplaset në rrugë.

Fqinji i Waller u përpoq të ndalonte makinën nga jashtë, por nuk mundi ta ndalonte përplasjen.

Advertisements

TË NGJASHME