OBSH ka rekomanduar zyrtarisht se një orë është e mjaftueshme për moshat 2 deri 3 vjeç. Studimi: Orët para ekraneve për moshat më të rritura nuk ka rëndësi
Universiteti i Singaporit ka kryer një hulumtim pas të cilit ka arritur në përfundimin se orët e zgjatura para televizorit nuk ndihmojnë në shëndetin e fëmijëve pasi rritet jeta sedentare.
Advertisements
Studimi, i publikuar në revistën shkencore “The Lancet Child and Adolescent Health”, fokusohet në shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, me gjetjet që vërtetojnë efektet negative të përdorimit afatgjatë të TV dhe pajisjeve elektronike si celularët dhe tabletët. Pasojat tek fëmijët nga dy deri në tre vjeç Hulumtimet kanë treguar se fëmijët nga mosha dy deri në tre vjeç që kalojnë më shumë se tre orë në ditë para ekranit, qoftë në televizor, kompjuter apo pajisje celulare, bëhen më pak aktivë kur mbushin moshën pesë ose gjashtë vjeç. Janë në rregull ata fëmijë të grupmoshës 2 deri 3 vjeç, të cilët kalojnë maksimumi një orë në ditë para ekranit. Një orë është e mjaftueshme Sipas studimit, televizioni ka ende vendin e parë, ku përqindja e fëmijëve që qëndrojnë para tij deri në një orë në ditë është mjaft e ulët. Studimi nxori se fare pak fëmijë qëndronin jo më shumë se një orë para ekraneve. Shumica dërrmuese qëndrojnë për orë të tëra para një tv, tableti apo celulari.
OBSH ka rekomanduar zyrtarisht se një orë është e mjaftueshme. Jeta sedentare Fëmijët që ulen para një ekrani për dy ose më shumë orë në ditë bëjnë të paktën 40 minuta më shumë jetë sedentare kur mbushin pesë ose gjashtë vjeç dhe kanë kohë më të kufizuar për aktivitet fizik, lojëra ose aktivitete të tjera.
Advertisements
Përveç kësaj, siç kanë treguar edhe studime të tjera në të kaluarën, monitorët zëvendësojnë aktivitete më të dobishme, siç është gjumi, ndërsa përdorimi i shtuar i ekranëve shoqërohet me probleme të ndryshme shëndetësore, kryesisht me obezitet.
Në përmbledhje, orët e tepërta para ekranëve për fëmijët deri 3 vjeç, mund të sjellin këto dëme:
zhvillimi i vonuar i gjuhës
aftësitë e vonuara të gatishmërisë për të shkuar në kopsht
çrregullim të vëmendjes
probleme me gjumin
sjellje agresive
më pak aftësi sociale
efekte negative afatgjata në arritjet akademike
obeziteti
Moshat mbi 5 vjeç, koha para ekraneve nuk ka rëndësi
Një tjetër studim, nga prof. Frederick Zimmerman dhe Dr. Dimitri Christakis që citon Insider, nga njëra anë mbështet studimin e mësipërm duke vlerësuar se shikimi mbi një orë në ditë i ekranëve për moshat deri në 3 vjeç është i dëmshëm.
Ndërsa shton se “shikim i televizorit dhe ekranëve të tjerë në moshat më të mëdha duket se nuk ka rëndësi”.
Kufiri i rekomanduar prej një ore largohet në moshën 5 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se koha është e pakufizuar. Gjithsesi fëmijët në SHBA, nuk kalojnë më pak se 3 orë në ditë para ekranëve. E rëndësishme është që fëmija të ketë aktivitete të tjera si, lojëra me shoqëri, ndjekje të aktiviteteve passhkollore, shëtitje në ajër të pastër, etj.