Shokët hedhin dhëndrin në ajër, por s’munden ta presin, thyen shtyllën kurrizore (Video)

by editor

Një dhëndër ka thyer kurrizin në dasmën e tij pasi miqtë e hodhën në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

Momenti i tmerrshëm u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit të ri Liviu Filimon. Pasi e hodhën disa herë dhëndrin në ajër, shokët nuk mundën në një moment që ta mbajnë dhe për pasojë 31-vjeçari u përplas në tokë.

Advertisements

Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërguar me urgjencë në spital. Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën e ngjarjeve Castello në vendpushimin Baile Felix. Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte ‘thyer shtyllën kurrizore’, duke shtuar: ‘Progresi i tij duket pak i favorshëm.’

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

Advertisements

Filimon me sa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë për të paditur miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së tij, duke thënë nga shtrati i spitalit: ‘Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke marrë parasysh se çfarë do të bëj’.

TË NGJASHME