Shqiptarja që doli kundër botës për dashurinë: Nuk i shoh njerëzit nga…

by editor

Gerta Ismaili dhe Romario Duraj janë një ndër çiftet më simpatik që kanë zgjedhur të dalin kundër botës, duke mos marrë parasysh asnjë paragjykim dhe të jenë bashkë.

Advertisements

Të ftuar ë “ABC e Mëngjesit”, çifti kanë treguar historinë e tyre të dashurisë dhe si reagojnë ndaj paragjykimeve.

Advertisements

“Nuk e kam parë kurrë një person nga ngjyra ose nga portofoli”, tha Gerta.

“Historia jonë ka qenë si të gjithë të rinjtë që njihen vetë pa shkuesi. Unë kam qenë mekanik në një rrobaqepsi dhe vajza punonte aty. Fjala e parë që më ka thënë ka qenë nëse ma rregullon mirë, do të sjellë çokollatë dhe ma solli”, tha Romario.

“Marjo është shumë tip serioz me të gjithë, nuk ma varte fare dhe kështu e ngacmova”, u shpreh Gerta.

“Momenti puthjes së parë ka qenë 2-3 ditë më mbrapa takimit të parë, kur e kam përcjell për shtëpi”, shtoi më tej Romario.

Të pyetur se si i përballojnë paragjykimet që hasin në rrugë, çifti u shprehën se kanë zgjedhur t’i marrin me sportivitet.

“Në rrugë, thjesht na shohin me çudi. Unë kam një problem që kur më shohin, i shoh dhe ja kthej me të njejtën monedhë”, tha Mario.

TË NGJASHME