‘Më shkatërroi jetën, gruaja ime qelbet erë se nuk lahet’, 28 vjeçari befason me rrëfimin e tij

by editor

Një histori e pazakontë divorci ka si protagonist një çift të ri egjiptian. Nourhan dhe Moustafa, që të dy 28 vjeç nga Aleksandria. Dy të rinjtë u pëlqyem, u fejuan dhe u martuan, pa u njohur shumë mirë me njeri tjetrin.

Por pas martesës, Moustafa, kuptoi se kishte një problem serioz me të cilin duhej të përballej, higjiena e keqe e së shoqes. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat që të kuptonte se si kishte mundësi një gjë e tillë, deri sa kuptoi se e shoqja nuk lahej.

Advertisements

“Mendova ta çoja tek mjeku se mos ndoshta kishte ndonjë problem me lëkurën, por më pas mësova se nuk ishte kështu. Ishte ajo që nuk lahej”, tha i riu.

Advertisements

Kështu dy muaj pas martesës, ai bëri kërkesën për divorc në gjykatën e çështjeve familjare “Raml” në Aleksandri. “Ime shoqe bie erë, është e padurueshme. Aroma e saj më shkakton të vjella, nuk mund të rri në një shtëpi me të”, tha i riu në gjykatë. Moustafa tregon se para se të bënte këtë kerkese, tentoi në të gjitha mënyrat që ta bindte të shoqen të lahej më shpesh, “por ajo e shtynte gjithmonë larjen, deri sa u detyrova të mos fle më me të. Ajri në shtëpi nuk durohet”.

Ai thotë se tentoi me ëmbëlsi që ti thoshte se ishte bërë per t`u larë, por pa rezultat, dhe më tej e parala jmeroi duke i thënë se do e largonte nga shtëpia, shkruan noa.al.

Po ashtu ai Moustafa bisedoi edhe me vjehrrën dhe kuptoi se një problem të tillë gruaja e kishte pasur edhe para martesës. Nëna tha se shpresonte se e bija do ndryshonte pas martesës, por nuk ndodhi kështu.

TË NGJASHME