Pikët e patentave, Blendi Gonxhja bën njoftimin me rëndësi dhe ka një thirrje urgjente për drejtuesit e mjeteve: S’KA SHPËTIM kur

by editor

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në Dita Jonë, ku foli për 23-vjetorin e themelimit, por edhe sfidat e transportit rrugor në Shqipëri. Prej kohësh tashmë, drejtuesit e mjeteve që humbasin me shkelje rrugore pikët e lejes së drejtimit, rifuten në testin e teorisë, por ajo që vihet re është se pjesa më e madhe e tyre ngelin.

Së fundmi, DPSHTRR ka bërë me dije se nga 162 shoferë që janë ritestuar në 100 ditët e fundit për shkak të humbjes së pikëve, vetëm 10 drejtues automjetesh e kanë rifituar sërish lejen e drejtimit.

Advertisements

DPSHTRR iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregulat e qarkullimit rrugor, pasi nëse do t’i humbin të gjitha pikët, do të rikthehen në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kalojnë në testin e praktikës.

Nga 162 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Leje Drejtimit, vetëm 10 veta kanë rifituar Leje Drejtimin, në këto 100 ditë!

Advertisements

Vetëm 2 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 9-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë, nga 17 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 7 veta!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Koka bën, koka pëson!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim

Çfarë është lejedrejtimi me pikë

Mbajtësit të lejedrejtimit i jepet, gjithashtu, një sasi prej njëzet pikësh për çdo drejtues mjeti. Kjo sasi pikësh, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve pëson shkurtime (zbritje), në masën e treguar në tabelën e pikëve (link tabela) , në bazë të njoftimeve për shkeljet e normave të sjelljes, për të cilat është parashikuar një sanksion administrativ plotësues i pezullimit të lejedrejtimit. Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje me vendim të komisionit të organit epror të agjentit verifikues.

Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes, mund të zbriten maksimumi deri 15 pikë.
Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe për heqje lejedrejtimi, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR-së, kryhet nëpërmjet rrugëve telematike (elektronike) dhe komunikimit të zakonshëm zyrtar.

Si mund të njihemi me gjendjen e pikëve

Çdo drejtues mjeti mund të kontrollojë në kohë reale gjendjen e pikëve duke telefonuar në numrin +355 68 8015 833 ose me anë të portalit qeveritar e-Albania (kliko këtu).

Humbja e totalit të pikëve

Mbajtësi i lejedrejtimit që ka humbur totalin e pikëve duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Rifitimi i pikëve me anë të provimit të kualifikimit është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të kohës së pezullimit të lejedrejtimit.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk fiton provimin e kualifikimit teorik brenda tridhjetë ditëve nga data kur i lind ky detyrim, organi epror i agjentit verifikues me tu njoftuar nga regjistri kombëtar, procedon për tërheqjen dhe ruajtjen e dokumentit të lejedrejtimit. Kur mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit, sasia e pikëve, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar në drejtimin e mjeteve, i shkon në njëzet pikë dhe i kthehet leja e drejtimit e pezulluar.

Bonusi për sjellje të mirë

Nëse mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

TË NGJASHME